Shejh Hejthem Serhan (Allahu e ruajttë!) thotë: Leximi i revistave që kanë horoskopin. Ka revista që kanë shenjat e horoskopit ose gazeta. Siç janë:
-shenja e peshkut, -shenja e luanit, -shenja e akrepit, -shenja e demit etj.
Shejh Salih Al Shejh (Allahu e ruajttë!) thotë: “Blerja e revistës/gazetës që ka shenjat e horoskopit është e ndaluar (haram).” Thjesht blerja e revistës.
“E nëse e hap revistën/gazetën dhe vetëm sa shikon tek shenjat e horoskopit, nuk të pranohet namazi dyzet ditë. E nëse e beson, atë çfarë thotë horoskopi, ka mohuar atë që i është zbritur (shpallur) Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.” Vetëm në disa sekonda.
Ndërsa sot ndodh me disa nga njerëzit që t’u thuhet: “Pasha Allahun, a dëshiron ta dish (njohësh) personalitetin tënd nëse je njeri romantik, apo nervoz, apo emocional? Mjafton të na dërgosh një mesazh me emrin tënd.” E ti ia dërgon mesazhin.
Thjesht dërgimi i këtij mesazhi bën që namazi të mos pranohet dyzet ditë. E kur merr mesazhin prej tyre ku të tregojnë se ti je njeri romantik, emocional apo nervoz, ky është mohim i asaj që iu zbrit (shpall) Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. E kjo vetëm në disa sekonda.
“Shpjegimi i librit të teuhidit”
Unesj Sheme