Nuk pihet dhe nuk kryhen marrëdhënie nga agimi deri në perëndim të diellit.

Rregullat e agjërimit.

1- Nuk hahet, nuk pihet dhe nuk kryhen marrëdhënie seksuale nga agimi deri në perëndim të diellit.
Allahu i Madhëruar thotë:
“Hani dhe pini derisa të dallohet në horizont filli i bardhë (i agimit) nga filli i zi (terri i natës), pastaj plotësojeni agjërimin deri sa të hyjë nata”.
(Kuran, El Bekarah 187)

Siç kuptohet nga ky ajet kuranor, agjërimi ka dy kufij kohorë: shfaqjen e agimit dhe perëndimin e diellit, brenda të cilëve ndalohet ngrënia, pirja dhe marrëdhëniet intime.

Ndërsa sa i përket marrëdhënieve intime (bashkëshortore), Allahu i Madhëruar thotë:
“Është lejuar për ju gjatë netëve të agjërimit që t’ju afroheni grave tuaja (për marrëdhënie intime)”
(Kuran, El Bekarah 187).

Pra, nga ky ajet kuranor kuptojmë se marrëdhëniet intime gjatë ditës nuk lejohen, sepse është koha e agjërimit.

Anis Agovi

Read Previous

8 veprat qe ju prishin agjerimin.

Read Next

2 veprat kryesore qe duhet ti besh ne muajin e Ramazanit