Nuk ka fjalë me rehatuese per shpirtin në botë se sa këto!

0
2148

Nuk ka fjalë me rehatuese në botë se sa këto!

Prej haditheve që i harrojmë dhe kemi më shumë nevojë për rikujtimin e tyre është edhe kjo perlë profetike, përmbledhëse e urtësive të dynjasë!

Thotë Abdullah ibn Abbasi – Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Një ditë isha pas Profetit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – dhe ai më tha:

“O djalosh, do t’i mësoj disa fjalë.

Ruaje Allahun (kufijtë e Tij) do të të ruajë Ai ty.

Ruaje Allahun, do ta gjesh Atë në krahun tënd (do të jetë me ty kur të kesh nevojë).

Kur të kërkosh, kërko prej Allahut, e kur të kërkosh ndihmë, kërkoji ndihmë Allahut.

Dhe dije se sikur i gjithë njerëzimi të mblidhej për të të bërë dobi, nuk do të të bënin dobi veçse me diçka që Allahu ta ka caktuar, e nëse do të grumbulloheshin për të të dëmtuar me diçka, nuk do të të dëmtonin veçse me atë që Allahu ka shkruar për ty.

Janë ngritur lapsat, dhe janë tharë fletët.”

E përcjell Tirmidhiu dhe tha: Ky është hadith i mirë i saktë.

Ndërsa një një transmetim tjetër veç këtij të Tirmidhiut qëndron:

“Ruaje Allahun ta gjesh përpara vetes njihe Allahun (me adhurim) në rehati, të të njohë Ai ty në vështirësi.

Dhe dije se ajo që nuk të ka prekur, nuk mund të të prekte, dhe ajo që të ka prekur nuk mund të shmangej.

Dhe dije se fitorja vjen me durimin, dhe lehtësimi me vështirësinë, dhe se bashkë me vështirësinë është lehtësimi.”