Ka thënë Sahabiu i nderuar, Enes i biri Malikut -Allahu qoftë i kënaqur prej tij-:
“Erdhi një i moshuar (i madh në moshë) dhe donte të takonte pejgamberin -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij-.
Njerëzit që ishin rreth pejgamberit -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- u vonuan dhe nuk ia hapën menjëherë vendin të moshuarit.
Atëherë pejgamberi -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- tha:
“Nuk është prej nesh ai që nuk e mëshiron të voglin tonë dhe që nuk e nderon të madhin (të moshuarin) tonë”.
📚 سنن الترمذي و صححه الألباني.
Brulind Callari