Njeriu më i dashur tek Allahu

0
686

Thotë i dërguari mëshirë për njerëzimin, Muhammedi -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij-:

“Njeriu më i dashur tek Allahu është ai që është më i dobishëm për njerëzit.

Vepra më e dashur tek Allahu Azze ue Xhel-le është #GËZIMI që i fut muslimanit, ose #LARGIMI prej tij i brengës, ose #SHLYERJA e borxhit të tij, ose #LARGIMI i urisë së tij (duke e ushqyer atë). Të eci me një vëlla (për ta ndihmuar) në hallin e tij është më e dashur për mua se sa të bëjë #ITIKAF në këtë xhami (xhaminë e tij në Medine)…”.

📚 Hadithin e ka bërë HASEN (të mirë) imam Albani -Allahu e mëshiroftë-, në Es Silsletus Sahiha.

Brulind Callari