Njeriu i suksesshëm

0
384

Shejhu i nderuar Ibën Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:
“Njeriu i suksesshëm është gjithmonë i vëmendshëm, ndërsa i dështuari është gjithmonë i shkujdesur.

Allahu i Lartësuar ka thënë:
{Dhe mos iu bind atij, zemrën e të cilit Ne ia kemi bërë të shkujdesshme ndaj përkujtimit Tonë, dhe kështu ai i ndoqi dëshirat e veta dhe çështja e tij vazhdimisht ka qenë e tepruar.” [El Kehf: 28]

Pra, nëse shikon se po të kalojnë ditët dhe ti nuk ke bërë asgjë, atëherë akuzo veten tënde, sepse zemra jote nuk është e vëmendshme ndaj përmendjes së Allahut të Plotfuqishëm.
Ai i cili i kthehet Allahut, Allahu ka për ta begatuar atë, kohën e tij dhe punën e tij dhe se të gjitha orët e tij vazhdimisht do të ishin të mbushura të angazhuara vetëm me të mira e mirësi.”

[Shpjegimi i “el-Kefije esh-Shafije” 4/109]