Njeri i mençur

0
245

“Njeri i mençur është ai i cili mendon rreth pasojave dhe përfundimit, dhe i merr seriozisht.

E analizon dhe e merr në konsideratë çdo gjë e cila nuk është e lejuar në mënyrë që të mos bie në të, dhe vepron me vendosmëri sipas asaj që kërkohet.
Aspekti më i rëndësishëm për të medituar rreth tij dhe për tu marrë në konsideratë është vdekja e afërt, e befasishme, si diçka që mund t’i vijë papritur, pasi që me të vërtetë është e mundur që ajo të vijë pa pritur e pa kujtuar, pa qenë i sëmurë fare.
Kështu që njeri i vendosur është ai i cili parapërgatitet për vdekjen dhe bën vepra për të cilat nuk bëhet pishman që i bëri, nëse e zë vdekja (pra bën vepra të mira, jo gjynahe).”

Ibnul Xhezi, Allahu e mëshiroftë!
“el-Edab es-Sher’ije” të Ibn Muflih, 3/585.