Nje sure ne Kuran qe eshte e barabart me 1/3 e Kuranit

0
2835

Thotë Allahu i Lartësuar në Kuranin Famëlartë (kuptimi i ajeteve):

1. Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!

2. Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka për çdo nevojë.

3. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur.

4. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”

📖 Surja El-Ikhlas ajetet 1-4.

🌺 Ka thënë dijetari i Islamit, Ibn Tejmijjeh -Allahu e mëshiroftë-:

“Edhe pse me pak shkronja, përsëri (kjo sure) është e barabartë me një të tretën e Kuranit, sepse në të ndodhet Teuhidi (veçimi i Allahut në adhurim). Kështu që u bë e ditur se ajetet e Teuhidit janë më të vlefshme se sa të tjerat”.

📚 #مجموع_الفتاوى ١٧/١٩٠.
Brulind Callari