Një shtëpi në Xhennet për atë…!

0
347

Një shtëpi në Xhennet për atë…!

Transmetohet nga Ibn Umeri -Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve- se i dërguari i Allahut -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- ka thënë:

“Unë jam garantuesi i një shtëpie në fund të xhennetit për atë që lë debatin edhe nëse ka të drejtë, një shtëpi në mes të Xhennetit për atë që lë gënjeshtrën edhe nëse është duke bërë shaka dhe një shtëpi në majë të Xhennetit për atë që ka moral të mirë”.

Transmeton imam Ebu Daudi dhe e ka bërë Hasen (të mirë) imam Albani -Allahu i mëshiroftë-.

Brulind Callari