Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kuranin Famëlartë (kuptimi i ajetit):
“Një shpërblim i merituar (për shkak të veprave të tyre)”. 📖 Surja En Nebe’,
ajeti 26.
Kur Allahu i Lartësuar përmendi banorët e Xhehennemit (zjarrit) tha: “Një shpërblim i merituar”, që do të thotë hynë në zjarr për shkak të punëve të tyre të këqia.
Kur përmendi të devotshmët tha: “Një shpërblim nga Zoti yt…”. 📖 Surja En Nebe’, ajeti 36.
Askush nuk e meriton të hyjë në Xhennet vetëm me veprat e tij, sa do të shumta të jenë ato!
E lusim Allahun e Lartmadhëruar të na bëjë prej banorëve të Xhennetit dhe të na ruaj nga zjarri i Xhehennemit! AMIN!
Brulind Callari