Shejh Abdurrahman El-Berrak (Allahu e ruajttë!): Të mjaftuarit me kryerjen e obligimeve dhe lënien e gjynaheve vlen për të fituar Xhenetin. Siç është transmetuar në hadithin ku Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem pasi u pyet rreth namazit, zekatit e agjërimit, u përgjigj dhe pyetësi ripyeti: “A kam obligim diçka tjetër?”
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Jo, vetëm nëse dëshiron të kryesh vepra vullnetare!”
Ai tha: “Betohem në Allah që as nuk do të shtoj e as nuk do të pakësoj!”
Pasi personi në fjalë u largua, Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Nëse ka qenë i sinqertë, do të hyjë në Xhenet!”
Hadithin e përcjell Buhariu me nr. (1891) dhe Muslimi me nr. (11).
“Dobi të përfituara nga libri: Dyzet hadithet e Neueuiut”
Unejs Sheme