Nëse i lutemi Allahut, bëhemi të dashur tek Ai, nëse i lutemi njerëzve bëhemi të urrejtur tek ata

“Nëse i lutemi Allahut, bëhemi të dashur tek Ai, nëse i lutemi njerëzve bëhemi të urrejtur tek ata”.

Padyshim se qeniet njerëzore kanë nevojë për njëra-tjetrën. Ne të gjithë ia kemi nevojën njerëzve në një apo formë tjetër. Gjithashtu, shumë njerëz të tjerë varen nga secili prej nesh. Njerëzit në shoqëri e ndihmojnë njëri-tjetrin dhe shërbejnë nevojat e njëri-tjetrit.

Megjithatë, ne nuk mbështetemi tek të tjerët në të njëjtën mënyrë që mbështetemi në Allahun. Ne e dimë se vetëm Ai nuk ka nevojë për askënd dhe të gjithë kanë nevojë për Të. E si mund të jetë e njëjtë mbështetja dhe nevoja, kur maksima thotë: “Nëse i lutemi Allahut, bëhemi të dashur tek Ai, nëse i lutemi njerëzve bëhemi të urrejtur tek ata”. E gjithë mbështetja që kemi dhe i gjithë suksesiqë gëzojmë në fund të fundit rrjedh prej Tij.

Të jesh i vetëdijshëm për këtë fakt është shumë me rëndësi. Ai që e kupton këtë dhe e beson, gjithmonë do të mbajë dinjitetin e tij.

Ka një ndryshim të madh midis ndihmës së njëri-tjetrit në një mënyrë dinjitoze si pjesë e rrugës natyrore të ekzistencës shoqërore -manifestimi më i mirë i së cilës është të ndihmojmë njëri-tjetrin në drejtësi dhe devotshmëri – dhe gjendja poshtëruese që e ulë veten para të tjerëve se sa para Allahut në një mënyrë të pahijshme, ku dinjiteti i tij është i komprometuar. Një besimtar i cili është i sigurt se Allahu është i Ai, nga i Cili gjithë të tjerët varen për ekzistencën dhe nevojat e tyre, do të mbrohet nga poshtërime të tilla.

Kur fatkeqësia na bie dhe ne iu ankohemi Allahut, e dimë me siguri dhe garanci që iu ankohemi Atij i cili nuk na zhgënjen. Kur i lutemi (ankohemi) njerëzve, ata ose mund ose nuk mund të jenë të gatshëm apo të aftë për të na ndihmuar. Ne e dimë se ata janë njerëz si ne.Allahu na bën thirrje që të kërkojmë gjithçka prej Tij. Ai dëshiron që t’i kthehemi Atij me nevojat tona, dhe t’iu nënshtrohemi Madhështisë dhe Nderit Tij.

Ibn Abasi tregon këshillat e mëposhtme që Profeti Muhamed, paqja qoftë për të, i dha atij kur ishte ende i ri:

“O vogëlush, unë po t’i mësoj disa fjalë: Ruaje Allahun (duke i kryer urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalimet e Tij), dhe Ai ty do të ruajë, ruaje Allahun dhe Ai do të jetë me ty (do të mbrojë dhe ndihmojë), nëse dikë e lut, atëherë lute vetëm Allahun, nëse kërkon ndihmë, atëherë kërko vetëm prej Allahut, dije se sikur mbarë populli të mblidhet për të ndihmuar në diçka, ata nuk mund të ndihmojnë asgjë më tepër se sa që të ka përcaktuar Allahu. Po edhe sikur të mblidhen për të dëmtuar diçka, ata nuk do t’ia dalin të dëmtojnë përveç asaj që Allahu të ka përcaktuar. Lapsat (për shënimin e përcaktimeve) janë ngritur, kurse ngjyra e shkrimit (të fatit) është tharë. (Do të thotë: nuk mund të shlyhet dhe të ndryshohet përcaktimi)”. (Tirmidhiu (2516) thotë se është hadith hasen sahih).

Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, i dha këtë këshillë një të riu që ishte në prag të moshës madhore, por kjo është këshillë e mirë për të gjithë ne. Çfarëdo nevojë që kemi, duhet t’i drejtohemi Allahut për të përmbushur këtë nevojë, t’i lutemi në lutjet tona.

Duhet t’iu kthehemi Atij me shpresën dhe frikën tonë, me shqetësimet tona të kësaj bote, si dhe aspiratat tona shpirtërore, në të gjitha çështjet të mëdha apo të vogla qofshin ato.F. NUHIU

© xhamiambret.com

Read Previous

Imam Maliku dhe ardhja e elefantit

Read Next

2 keshilla nga profeti Isa alejhi selam