Nese gjen nje shok te till mos humb ate por shoqerohu me te

0
229

Vlera e shoqërisë së mirë!

Umeri radijallahu anhu ka thënë:
Nuk i është dhënë njeriut mirësi më e madhe pas Islamit se sa një vëlla i mirë, ndaj nëse dikush arrin të gjejë dikë të tillë le të kapet fort pas tij.

Shafiu rahimehullah ka thënë:
Nëse ke ndonjë shok që të ndihmon në bindje ndaj Allahut,mbaje fort, sepse gjetja e shokut është e vështirë ndërsa ndarja prej tij është e lehte.

Hasan el Basriu rahimehullah ka thënë:
Vëllezërit tanë (muslimanë) janë më të dashur se familjet dhe fëmijët tane.Kjo sepse familja na përkujton me dunjanë sa herë që jemi me ta, ndërsa vëllezërit na përkujtojnë me Ahiretin. Nga cilësitë e tyre të veçanta është dhënia përparësi njëri tjetrit.

Shuajb Rexha