Nese e gjen nje femer te tille martohu me te

0
4497

Përzgjedhja e bashkëshortes

Bashkëshortja është vendprehje, shoku i jetës, e zonja e shtëpisë, nëna e fëmijëve dhe edukatorja e  parë e  tyre, andaj  mashkulli  duhet  t’i  japë rëndësi të madhe zgjedhjes së bashkëshortes. Pa dyshim se një nga urtësitë e martesës siç kemi përmendur  është krijimi i familjes. Fillimet e para, si në edukatë,  sjellje, zakone, fëmija  i merr dhe i mëson nga nëna.

Prej  gjërave  që  duhen  marrë parasysh kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e bashkëshortes janë:

– Të jetë fetare e mirë

Pejgamberi  salAllahu alejhi ue selem ka përmendur se janë katër gjëra të cilat  i shtyjnë njerëzit se kë ta kërkojnë për bashkëshorte. Ai thotë:

“Gruaja  martohet për bukurinë  e  saj,  për pasurinë e saj, për familjen (rrënjën) e saj dhe për fenë e saj.”

Këto janë  katër gjërat  që i  shtyjnë  njerëzit  të kërkojnë dorën e një vajze. (Jo se këto të tria nuk vlerësohen) porse asnjëra nga këto nuk vlen asgjë nëse i mungon feja asaj femre. Andaj, në fund pas këtyre fjalëve thotë:

” Zgjedhe  atë  që  është fetare, të  lumshin duart!”   Buhariu dhe Muslimi.

Fjala  “edh  dhafer” (e  cituar  në  këtë hadith) d.m.th.: fitore, ngadhënjim, sukses vjen në shprehje kur është në pyetje lufta apo arritja e një fitoreje të madhe. Kjo shprehje bën të kuptojë se nëse njeriu arrin të martohet me një femër e cila është praktikuese (e mirëfilltë) e fesë islame, kjo është një fitore e madhe. Pra, sikur njerëzit do të vraponin për ta martuar atë femër fetare dhe ai që e arrin këtë je ti, dhe me këtë ke arritur një sukses të madh.

– Të jetë e dashur dhe nga ato që lindin

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

” Gruaja (ba shkëshortja ) më e mirë është a jo që kur e shikon të gëzon, kur e urdhëron të bindet,   kur  i   kërkon  diçka  e  përmbush betim in dhe kur nuk je prezent  e ruan veten (nderin)  dhe pa surinë  tënde (të burrit).”  Po ashtu ai ka thënë:

“Martoni a to që ja në të da shu ra dhe që lindin shum ë! Unë do të m burrem pa ra um eteve të tjera me numrin e madh të umetit tim .”  Ebu Davudi dhe Nesaiu.

Ajo e cila është e dashur për burrin e saj d.m.th: në kuptimin  që një  nga synimet  e saj  të jetë kënaqësia e  burrit ndaj saj. Ajo  grua e cila ka këtë dert, ajo dëshiron të ketë mirësi e stabilitet (rehati) në familjen e saj.

Një dukuri jo e mirë sot është kufizimi i numrit të lindjeve në masë të madhe. Fëmija është një mirësi dhe njëkohësisht një përgjegjësi që kërkon kujdes dhe edukim.

Bazuar  në librat:“Fikhu suneh” dhe “El wexhiz fi fikhi suneti wel Kitabil  aziz”