Nëse do ta kuptojmë vlerën e vertetë të jetës…

Nëse do ta kuptojmë vlerën e jetës…

Dhe do të kuptojmë domethënien e vdekjes dhe çfarë ka pas saj…

Atëherë do të ndaleshim t’i bënim keq njeri-tjetrit…

Do të përpiqeshim që ta mbushnim jetën tonë dhe të të tjerëve me gëzim…

Allahu thotë: Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.

Është e sigurtë se do ketë një takim midis teje dhe punës tënde, atëherë zgjidhni vepra që të të gëzojnë kur të takohesh me to.

Allahu thotë: O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju.
Nese ti ke nevojë por nuk ke forcën, atëherë ke Zotin i Cili ka forcën por nuk ka nevojë.

Dorëzoja çështjen tënde Allahut, rri i qetë dhe buzëqesh.
Sepse nëse të vjen diçka atëherë është e sigurtë që është e jotja dhe nëse nuk të vjen atëherë sigurohu se nuk është e përshtatshme për ty, ndaj rri i qetë me Zotin tënd gjithmonë.

Read Previous

10 fjali qe ju shtojne shpresen ne jeten tuaj

Read Next

7 kategorit qe e kane obligim te falin namazin e Xhumase. 4K