Në ç’kohë e fal namazin e vitrit?

0
299

Ebu Katade r.a tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam pyeti ebu Bekrin r.a dhe i tha: Në ç’kohë e fal vitrin? Ai iu përgjigj: E fal para se të fle.

I Dërguari i Allahut alejhi selam e pyet Omerin r.a dhe i thotë:Po ti? Kur e fal vitrin? Ai iu përgjigj e i tha: Gjatë natës fle, pastaj ngrihem dhe e fal.

I Dërguari i Allahut alejhi selam i drejtohet ebu Bekrit dhe i thotë: Ke vepruar me vendosmëri.Kurse Omerit i tha: Ke vepruar fuqishëm.

Transmeton ibn Khuzejme në librin e tij Sahih me nr. 1084
Hadithi është i saktë.

P.s: Ky hadith është transmetuar gjithashtu nga Xhabiri dhe ibn Omeri r.a.
Transmetimi i ebu Katades r.a që sapo postuam, është më i saktë nga ç’përmendëm.

Edison Dukaj