Te keshilloj!
Qe jeten ta ndertosh mbi tri baza:
(1) Falenderim.
(2) Durim.
(3) Lutje.
E pyeten nje njeri te urte: Kush eshte sekreti i qetesise se zemres tende dhe sigurise tende?
Ai tha: Nuk me vjen ndonje miresi nga Allahu vetem se marr abdes dhe fal dy rekate si shenje falenderimi ndaj Tij. Allahu i Lartesuar thote: “(Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia… Ibrahim, 7
Muadh bin Xhebeli radijAllahu anhu tregon se nje dite i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e kapi per dore dhe i tha: “O Muadh! Per Allahun, une te dua ty! Per Allahun une te dua ty! Te porosis qe kurre te mos i braktises ne fund te çdo namazi keto fjale: OAllah! Me ndihmo qe te te permend Ty, te te #falenderoj Ty dhe te te adhuroj ne formen me te mire!” Shenon Ebu Daudi me nr. (1533) etj. E ka saktesuar Shejh Albani në “Sahihu Ebi Daud”.
Nuk me godet ndonie sprove apo fatkeqesi vetem se marr abdes dhe kerkoj nga Allahu qe te me dhuroje durim per perballimin e saj. Allahu thote: “Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz! Kjo është njëmend e vështirë, përveçse për ata që e kanë shumë frikë Atë.” (El-Bekare, 45).
Nuk jam ne medyshje per ndonje çeshtje vetem se marr abdes dhe fal dy rekate duke kerkuar nga Allahu qe te me orientoje tek ajo qe eshte e hajrit dhe e dobishme.
Transmetohet nga Xhabir bin Abdullahu radijAllahu anhu se i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ua mesonte lutjen e istihares per çdo çeshtje, sikurse ua mesonte suret e Kuranit dhe thoshte: “Kur dikush prej jush deshiron te vendose per nje pune me rendesi, le t’i fale dy rekate (nafile) namaz dhe pastaj le të thote…” Shenon Buhariu (1166)
Ja, keshtu eshte jeta ime mes:
-Falenderimit.
-Durimit.
-Dhe lutjes.
“Keshilla te dobishme ne akide, adhurim, edukim dhe morale”, vell. 2
Unejs Sheme