Muhamedi alejhi selam ka thene:Kjo eshte lutja me e mire.

0
3981

(Nxënësi) Autori ka thënë: Transmetohet nga Xhabiri radijAllahu anhu nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Dhikri më i mirë është (fjala) la ilahe il-lAllah, ndërsa lutja më e mirë është el-hamdulilah.”

Dhikri më i mirë.

Nëse pyetesh ose pyet: Kush është dhikri më i mirë?

Ai është la ilahe il-lAllah – nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahu.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Gjëja më e mirë që kam thënë unë dhe profetët para meje është (fjala) la ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike lehu.”

Prandaj, kërkohet nga muslimani, madje është detyrë për të që ta lidh/preokupojë gjuhën e tij me këtë fjalë. Gjithmonë ta përmendë këtë fjalë ditën dhe natën, nën vete dhe me zë, në vetmi dhe në çdo gjendje. Para se të vij një ditë e të bëhet pengesë vdekja mes tij dhe kësaj fjale.

Kush e thotë vazhdimisht këtë fjalë dhe e lidh/preokupon gjuhën e tij me këtë dhikër, kjo i bën dobi atij përgjatë jetës dhe në momentet e fundit të saj, në momentet e vdekjes.

Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër…” Ibrahim: 27

Dijetarët thonë: Në momentet e fundit të jetës.

Në momentet e fundit të jetës shqiptimi i kësaj fjale i lehtësohet atij. Ndërsa ai që gjatë jetës së tij s’e thotë këtë fjalë dhe gjuha e tij është “e thatë” nga kjo fjalë, i rëndohet (vështirësohet) çështja në momentet e fundit të jetës duke mos e shprehur këtë fjalë.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kush ka si fjalë të fundit la ilahe il-lAllah, do të hyjë në Xhenet.

Kurse lutja më e mirë është el-hamdulilah (falënderimi ndaj Allahut).”

Lutja më e mirë është të thuash el-hamdulilah.

Allahu i Lartësuar e ka filluar/hapur me të suren më madhështore në Kuran. I Lartësuari thotë: “Falënderimit i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve.” El-

Po ashtu ka filluar me të (el-hamdulilah) shumë prej sureve të Kuranit. “Falënderimet i përkasin Allahut, i Cili i shpalli robit të Vet (Muhamedit) Librin (Kuranin).”

Falënderimet i përkasin vetëm Allahut që i ka zbritur Dalluesin robit të Vet…”

Shejh Aziz bin Ferhan El-Anezij (Allahu e ruajttë!)

Përktheu: Unejs Sheme