Mrekullia e Kuranit rreth maleve dhe retë mbi to

0
98

Fotografia e mësipërme, e realizuar nga shkencëtarët, përfaqëson një re me lartësi disa km, ndërsa fotografia e poshtme është një mal që është gjithashtu disa km i lartë.

Mund të jetë befasuese të kuptojmë se Kur’ani i Shenjtë flet për malet me re; Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin famëlartë:

“ A nuk e ke parë se si All-llahu i drejton retë, pastaj i bashkon, i bën grumbull ato edhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me te godit këdo, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë gati se s’ta merr të të pamurit.” Nur 43

Kurani i shenjtë foli për malet e reve katërmbëdhjetë shekuj përpara se shkencëtarët t’i fotografonin ato, një dëshmi e paimitueshmërisë së Kuranit të shenjtë.

Nuk mund të mos e lavdërojmë Allahun e Lartësuar.

Abduldaem Al-Kaheel