Mos u shqetëso! Dhe mos u dorëzo!

0
311
Mos u shqetëso!
Mos u shqetëso, ngase, sëmundja shërohet, i lënduari përmisohet, mëkati falet, borxhi paguhet, i burgosuri lirohet, mërgimtari kthehet, mëkatari pendohet dhe i varfëri pasurohet.
Por, e tërë ajo që kërkohet është durimi(sabri) dhe mbështetja në Allahun!
Andaj, mos u shqetëso!
Mos u dorëzo!
Mos u shqetëso dhe mos iu dorëzo shqetësimeve duke rënë pre e pasivitetit dhe pre e boshllëkut.
Por, lexo, shkruaj, medito, puno, angazhohu, falu, kujto, përmend, lavdëro dhe madhëro Allahun.