“Mos u pikëllo për gjërat që i takojnë të kaluarës, të cilat nuk ishin të shkruara (caktuara) për ty, si humbja e shëndetit, apo pasurisë, apo ndonjë pune të kësaj bote, e gjëra tjera të kësaj natyre.
Përqendrimi yt kryesor le të jetë përmirësimi i çështjeve të së tashmes.
Njeriu duhet të jetë “bir i çastit”, të mos pikëllohet e shqetësohet për gjërat e kaluara dhe të mos merakoset për atë që pritet të vijë në të ardhmen, ngaqë kjo nuk i sjellë asnjë dobi.
Ji gjithmonë i vërtetë, përmbaju marrëveshjeve, mbaje premtimin dhe ji korrekt në të gjitha marrëdhëniet e ndërsjella, si dhe në kthimin e të drejtave në formën më të plotë; këto bëji me një shpirt të qetë dhe me besim të vërtetë e të sinqertë.
Angazhohu me të metat e çështjet tua në vend të të metave e çështjeve të njerëzve.
Me secilin sillu ashtu siç i shkon përshtati gjendjes së tij, qoftë ai i moshuar, fëmijë, mashkull, femër, udhëheqës, apo i udhëhequr.
Bëhu i butë e i mëshirshëm ndaj çdokujt, madje edhe ndaj kafshëve, sepse me të vërtetë, Allahu i mëshiron ata njerëz që janë të mëshirshëm ndaj të tjerëve.
Bëhu mesatar në të gjitha çështjet tua dhe hape mendjen për çdo dobi që ndërlidhet me jetën e kësaj bote apo me fenë.”
(Es-Si’dij “Mehxmu’u muel-lefatihi”, 21/258)
P. Perçuku