Mos u ndalni nga lutja!

0
1450

Mos u ndalni nga lutja!

Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Në qoftë se ju keni nevojë për ndonjë gjë dhe ajo ju vonohet, atëherë mos e qortoni Zotin tuaj, mos thuani përse, përse o Zot, por korrigjojeni vetën tuaj dhe llogariteni atë! Sepse, më të vërtetë Zoti juaj është i Urtë, i Ditur!

Korrigjojeni veten dhe vështrojeni mirë, sepse ndoshta ju keni mëkate dhe gjynahe, gjë që janë shkak por vonimin apo pranimit të lutjes.

Ndonjëherë Allahu ia jep atij që kërkon, diçka më të mirë sesa ajo që e kërkon; ose ia largon një sherr, që është më mirë për të, sesa ajo që kërkon.

Të keni mendim të mirë për Allahun, vazhdoni me lutje dhe përgjërohuni sa më shumë në lutje, ndonëse në lutje ka hajr të madh për ju!”

| Mexh’mu-ul-Fetawa 5/304 |
Përktheu: B Gj