Dije o njeri, se një ditë gjuha jote do të dëshmoj ose pro teje ose kundër teje.
Allahu i Lartësuar thotë në Kuranin Famëlartë (kuptimi i ajetit):
“Atë Ditë do të dëshmojnë kundër tyre #gjuhët, duart dhe këmbët e tyre për çfarë kanë bërë”.
Surja En-Nur, ajeti 24.
Gjuhën tënde nëse e ruan dhe ajo do të të ruaj e nëse e tradhton atë edhe ajo do të të tradhtojë.
Medito dhe kthjellohu, se ajo që gjendet tek vetja jote të mjafton.
Shiko dhe mendo se si Allahu e bëri gjuhën të mbuluar pas buzëve dhe dhëmbëve!
Pra gjuha është në gojë e burgosur, në një kështjellë të mbrojtur mirë.
Thotë sahabiu i nderuar Abdullah bin Mesùdi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij-:
“Pasha Atë që nuk ka të adhuruar me meritë veç Tij, nuk ka gjë që t’a meritojë burgosjen më gjatë se sa gjuha”.
Transmeton Bejhakiu -Allahu e mëshiroftë- në Shuabul Ijman
Brulind Callari