Mos u bëj prej atyre që mundohen të largojnë njerëzit nga feja

0
414

•Disa njerëz nuk mjaftohen se nuk janë vetë të mirë, por nuk kanë dëshirë të shohin askënd mirë. Nuk mjaftohen se janë të këqij, por kanë dëshirë të jenë të gjithë të tjerët.

•Prej mëkateve të mëdha është që njerëzit t’i privosh e largosh nga feja.

• Dikush nga pavetëdija apo për shaka flet ndonjë fjalë, por që e cila çon ujë në këtë mulli.

•Të përmendim disa raste:
-Dikush e këshillon tjetrin për devotshmëri dhe të praktikojë diçka nga feja, ndërsa i treti shprehet “Devotshmëria është në zemër” në kuptimin: pse e lodh, mjafton devotshmëria që ka në zemër.
-Sheh besimtarin që shkon në xhami, të cilit dhe ia di ndonjë gabim, e thotë “Çfarë i duhet xhamia e namazi atij?!”

-Sheh tjetrin student, por i cili është duke lexuar Kuran, dhe i pëshpëritë: “Je në fakultet, çfarë të duhet Kurani?”

-Shohin një vajzë të re, të bukur, me mbulesë e thonë “E ke shëmtuar veten.”

•Këto fjalë irritojnë e largojnë. Nganjëherë flasin në formë direkte e nganjëherë indirekte.

•Allahu thotë: “Mall.kimi i Allahut është mbi keqbërësit, të cilët i kanë penguar të tjerët nga rruga e Allahut, duke dashur ta shtrembërojnë atë dhe nuk kanë besuar në jetën tjetër!” Araf 44-45.

•Format e këtij largimi:

-Duke i demoralizuar njerëzit nga punët e mira (me fjalë, me intriga).

-Duke ua hapur dyert e epsheve e harameve (i angazhojnë me gjëra).

-Duke akuzuar direkt fenë, mësimet fetare (kinse ajo është e ndarë nga jeta sociale, apo se nuk është për këtë kohë etj.), hoxhallarët dhe pasuesit e fesë.

-Duke mos i dhënë hapësirë dëgjimit të së vërtetës (në media a institucione).

• E vërteta do të triumfojë në dunja e ahiret. Allahu thotë: “Ata dëshirojnë ta fikin dritën (fenë) e Allahut me gojën e tyre, por Allahu ka vendosur vetëm që ta përsosë dritën e Vet, edhe sikur mohuesit ta urrejnë këtë gjë.” Teube 32.

Dr. Gazmend Mehmeti