Mos lejo që të mposhtesh nga shejtani

0
732

Ti përherë je në luftë me shejtanin, prandaj mos u dorëzo..! Nëse ai të mposht me një mëkat, atëherë mposhte atë me një rrebesh veprash të mira.

Zoti i Madhëruar ka thënë: “Vërtet, veprat e mira i largojnë të këqijat.”
Profeti ynë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Dhe veprën e keqe pasoje me një vepër e mirë që e fshin atë”.

Pra, assesi mos lejo që të mposhtesh nga shejtani dhe dije se bindja jote ndaj Zotit e zemëron dhe e mposht atë (shejtanin), ndaj kij kujdes që ai të mos triumfojë dy herë ndaj teje:

(1) duke të hedhur në errësirën e mëkatit

(2) duke të shtyrë të braktisësh bindjen ndaj Allahut.

Unejs Sheme