Mos ja merr pasurinë tjetrit nëse nuk është e jotja edhe nëse ligji apo gjykatësi vendos në favorin tënd.

0
1845

Mos ja merr pasurinë tjetrit nëse nuk është e jotja edhe nëse ligji apo gjykatësi vendos në favorin tënd.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Mos ja merrni pasurinë njeri-tjetrit padrejtësisht e as mos e çoni çështjen tek gjykatësi (nëse nuk ju takon ju ajo pasuri por e dini se gjykatësi mund të jua japë ju) e në këtë mënyrë një palë e juaja ja merr pasurinë palës tjetër me zullum, betim e dëshmi të rreme, ndërkohë që ju e dini mirë se nuk ju takon ju.”

Bekare 188. Përkthimi i kuptimeve të ajetit nga Tefsiri i Beghauiut.

***

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Unë jam njeri (kam aftësi të zakonshme si njerëzit e tjerë). Ju vini tek unë si gjykatës ti jepni fund mosmarrëveshjeve tuaja. Mund të ndodhë që njëri prej jush është më i shkathët në argumentim (ndërsa tjetri nuk është në gjendje të mbrojë veten megjithëse ai ka të drejtë) dhe unë gjykoj në bazë të asaj që dëgjoj. Nëse gjykoj dhe i jap të drejtë dikujt (e ai e di që është haku i tjetrit), mos ta marrë hakun e tjetrit përndryshe ka marrë hise nga Zjarri i Xhehenemit.”

Trasmeton Buhariu, Muslimi, Ibn Maxheh, Ebu Daud, Tirmidhi, Nesai.
Anis Agovi