Mos i nenvlereso te mirat qe ke por perkujto dhe falendero

0
756

 

Perkujto dhe falendero

O  njeri, qendro duke perkujtuar te mirat qe t’i dha Zoti, mos u bej i verber dhe shurdh, se sado qe t’ia lesh harreses begatite e Tij dhe t’ua kthesh atyre shpinen, ato te vijne pas e te mbulojne nga maja e kokes deri te gishterinjte e kembes. Qendro, pra, besnik i vertete e mos i moho te mirat e Tija

Te beri me dy sy, me gjuhe dhe buze, te dha gjymtyre: dy duar dhe kembe, t’i zbukuroi ne menyren me te persosur ashtu si9 i kane hije dhe i pershtaten gdonjerit:

“E cilen te mire te Zotit tuaj e mohoni?”(Kur’an 55:13).

Pra, a mendon ti se te ecurit me dy kembe te keputura eshte me lehte se te ecurit me kembe te plota e te shendosha? A eshte pak per ty kur gjumin e ben te qete e te tjeret nga dhimbja qe kane nuk shijojne gjume me sy, disa me dite, e disa me muaj, e disa me vite te tera, sa qe kur sherohen dhe behen si^ kane qene harrojne se si ecet… ?!

A mendon kur mbush stomakun e ngopesh me ushqim te lezetshem, pastaj kur pin ujin e ftohte e freskon shpirtin, se shume te tjere jane te privuar nga kjo kenaqesi, ngreniet dhe pirjet e te cileve jane te perziera me dhimbje e semundje?! Hedhi nje veshtrim vetes, pastaj mendo e perkujtoji ata qe humben degjimin e mbeten te shurdher, njihja vleren dy syve te tu me te cilet sheh driten dhe terrin, e kujto ata qe humben te pamurit dhe si peshqesh u mbeti ngjyra e zeze. Po, vetem ngjyren e zeze kane!

Shiko lekuren e trupit qe ke, te bute, te njome, larg semundjeve qe te tjeret i paten, e pastaj falendero Krijuesin tend qe s’te beri nga lekuresemuret, dhe qe eshte fare lehte per Zotin qe ti te ishe ne grupin e tyre.

A do pajtoheshe qe te te ofronin ar sa kodra e medha, e t’ua jepje vetem njerin sy?! A do te doje qe te ta hiqnin gjuhen me te cilen flet qarte dhe ne vend te saj te te dhuronin pallate mbreterore?! Pra a do e nderroje doren e trupit kundrejt ca gureve te ve gjel te cmuar?! Jo! Gjithcka qe ke ne trupin tend nuk zevendesohet me asgje se per ate nuk ka cmim. Ti, pra, me te vertete zoteron dhe jeton me me te shtrenjtat dhunti, por fatkeqesisht nuk i njeh dhe nuk i di, jeton i merzitur, i lodhur, i raskapitur nga shpirtngushtia, i brengosur, i pikelluar, i zymte thua se mban pergjegjesine e gjithe njerezise. Imagjinon te humburen dhe s’je falenderues per ate qe ekziston dhe eshte prane teje, zemerohesh nga nje humbje fare e vogel te hollash, e nuk i sheh celesat e lumturise qe ke ne dore… Perkujto dhe Falendero.

“Po edhe ne veten tuaj – a nuk (doni te) shihni?”(Kur’an 51: 21).

Hidhe veshtrimin mbi veten tende, mbi familjen dhe shtepine, mbi punen dhe shendetin tend, mbi shoqerine dhe shoket, dhe mbi gjithcka qe eshte rreth teje, do te bindesh ne ate qe shpeshhere e mohon.

“Ata i njohin te mirat e Allahut, pastaj injorojne”

(Kur’an 16:83).