Mos harro se cdo miresi eshte nga Allahu

0
341

Gjerat qe i duam me shume dhe i vleresojme me teper ne kete bote jane ato gjera te cilat na e bejne jeten me te mire, me te rehatshme me te kenaqshme, duke pasur per qellim te arrijme lumturine!

Dhe lumturia e vertete nuk arrihet derisa te duash Krijuesin, Allahun e Madheruar, Ate qe ti dhuroi ato miresi, kenaqesi, me shume se ato te cilat ti i do prej kenaqesive te dynjase, te cilat nje dite do te zhduken, zbehen, vyshken, dhe largohen!

Cdo gje qe njeriu e posedon ne kete jete e ka dhurate, ato na jepen pa na pyetur, e para, jeta qe jetojme, ajri qe thithim, ushqimin qe hajme, dhe gjumin qe flejme, jane dhurate, dhe sjane tonat, sic nuk do pyetemi, ku ne nje dite do te na merren serisht!

Kjo eshte tregues se njeriu i nenshtrohet nje deshire hyjnore, ne krijim, dhe egzistence, dhe kerkohet prej tij qe ti nenshtrohet gjithashtu deshires hyjnore ne urdheresat dhe porosite qe kane zbritur ne Fjalen hyjnore, Kuranin e Nderuar!

Keshtu arrihet paqja tek vetja dhe lumturia e vertete, jeton dhe e di pse jeton dhe cdo gjeje qe te godet prej ceshtjeve i jep kuptim dhe senc!

Cdo gje ne kete bote, cdo zbukurim i saj, nje dite do te largohet prej teje, kush erdhi ne kete jete nje dite do te vdese, cdo njeri i shendoshe nje dite do te semuret, te gjithe jemi te vetedijshem per kete, por shumica e njerezve nuk meditojne!

Keto te mira, cdo gje qe e ke te domosdoshme per te jetuar, eshte dhene, per te njohur ate qe ti dhuroi, Dhuruesin dhe Bamiresin e Vertete, Allahun, Krijuesin e Gjithesise, ti ka dhene per tet sprovuar zemren tende, a do te falenderosh apo do te jesh mosmirenjohes!

REFLEKTO, MEDITO NE VETEN TENDE PER VETEN TENDE DHE PER CKA TE RRETHON!
KUSH ARRIN TE NJOHI VETEN DO ARRIJE TE NJOHI TE VERTETEN!

Dr. Junus Telezi