Mos e neglizho namazin me xhemat ne xhami.

0
488

Pyetje: A keni ndonjë fjalë inkurajuese për faljen e namazit me xhemat në xhami. Ngase ka prej njerëzve që falet, porse ai nuk e urdhëron familjen e tij për faljen e namazit, djemtë dhe vajzat e tij.

Shejhu (Allahu e ruajttë!): Një burr i verbër erdhi te Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Unë jam një njeri i verbër dhe nuk kam askënd që të më shoqërojë për në xhami. A ka ndonjë lehtësim për mua, o i Dërguari i Allahut që të falem në shtëpi?

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “A e dëgjon thirrjen (e muezinit) hajde në namaz, hajde në shpëtim?

Tha: Po.

Profeti alejhis-selam i tha: “Atëherë përgjigju thirrjes (shko në xhami), ngase nuk shoh ndonjë lehtësim/arsye për ty në këtë gjë.”

Derisa Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk gjeti ndonjë lehtësim dhe arsyetim për njeriun e verbër, atëherë si është puna me atë që gëzon shëndet, shikon dhe ka mundësi?!

Falja e namazit me xhemat në xhami është vaxhib për burrat. Prandaj, është detyrë për ta që t’i falen pesë kohët e namazit me xhemat në xhami.

Ai që e lë faljen me xhemat në xhami pa patur arsye legjitime, ai është neglizhentë ndaj këtij vaxhibi.

Baballarët dhe nënat janë përgjegjës karshi fëmijëve të tyre për t’i urdhëruar ata për faljen e namazit. Siç thotë Allahu i Madhëruar: “dhe urdhëroje familjen tënde për faljen e namazit dhe këmbëngul për këtë!”

I Lartësuari thotë: “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.”

Allahu në këtë ajet urdhëron për ruajtjen e familjes nga ky zjarr, e kjo duke i urdhëruar ata me bindjen ndaj Allahut të Lartësuar.

Ka prej njerëzve që thotë: “unë i urdhërojë por ata nuk më binden”.

Nëse ti i urdhëron ata, atëherë e ke hequr përgjegjësin tënde para Allahut, porse duhet pajtetër që t’i urdhërosh çdo ditë dhe në çdo kohë. Ti urdhërosh për faljen e namazit dhe t’i nxitësh për të dhe të zemërosesh nëse nuk falen. Ngase namazi është shtylla e fesë.

Umeri u shkroi mëkëmbësve të tij: “Gjëja më e rëndësishme tek mua prej punëve tuaja është namazi. Kush e ruan atë ai e ka ruajtur fenë e tij, ndërsa kush e humb atë, punët e tjera i humb edhe më lehtë.” Kjo është fjalë madhështore.

Nuk e gjen personin që tregon kujdes ndaj namazit vetëm se e ka ruajtur fenë e tij, ndërsa ai që nuk vepron kështu, vetëm se i ka humbur me kohë obligimet e tjera.

Shejh Sad El-Khathlan (Allahu e ruajttë!)

Përktheu: Unejs Sheme