Mos e humb jeten tende duke u defryer dhe larguar zemren tende nga adhurimi i Zotit

“Nëse njeriu nuk ka teuhid (njehsimi i Allahut), ai, realisht, e ka humbur jetën.

Ai nuk ka jetë dhe jeta e tij nuk ka shije.

A nuk jeton, edhe nëse ec e lëvizë mbi sipërfaqen e tokës; edhe nëse ha, pi, luan e dëfrehet.

Realisht, ai nuk jeton, sepse këto kuptime: gjumi, ngrënia, pirja dhe dëfrimi, ekzistojnë edhe te jeta e kafshëve.

Mirëpo, jeta e muslimanit, e cila është jetë reale, dallohet me teuhid ndaj Allahut të Madhërishëm dhe përkushtim të sinqertë (në adhurime) ndaj Tij.

Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar në shumë ajete të Kuranit, shpalljen e quajti shpirt, ngaqë nëpërmjet saj zemrat jetojnë.”

(“Mekanetu et-teuhid fi hajati el-muslim”, Shejh AbduRrezzak El-Bedr)

Përktheu:P. Perçuku

Read Previous

4 gjëra i pranojnë pothuajse të gjithë njerëzit, por ndryshe sillen:

Read Next

Lutja qe bente profeti alejhi selam cdo dite pas namazin te sabahut