Mësojani të mirën vetes dhe familjes suaj

Prijësi i besimtarëve, Ali bin Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë:
porosi të çmuara djalit 11 “Mësojani të mirën vetes dhe familjes suaj”.

T’ia mësosh të mirën vetes dhe familjes tënde, konsiderohet prej bazave dhe shtyllave, mbi të cilat është ngritur shoqëria e parë Islame.

Duhet ditur se muslimanët sot, nuk mund të lartësohen e të përmirësohen, nëse nuk ndjekin gjurmët e të parëve të tyre të mirë, sepse është thënë: “Nuk përmirësohet fundi i këtij umeti, vetëm se me atë që u përmirësuan të parët e tyre”Këtë shprehje e thoshte imam Maliku (Allahu e mëshiroftë)

Këto themele i hodhi Mësuesi i Njerëzimit, të cilin Zoti e dërgoi mëshirë për mbarë botët; ai që njerëzve u mësoi vetëm të mirën, Muhamedi (alejhi salatu ues selam). Sa për ta ilustruar, po sjell një shembull konkret, pikërisht porosinë për vajzën e tij Fatimen të cilës i pat thënë: “Oj Fatime e bija e Muhamedit! Shpëtoje veten tënde nga zjarri, sepse unë nuk posedoj tek Allahu asgjë për ty” Muslimi

Gjithashtu, përqëndrohu dhe fokusohu tek kjo porosi e dobishme, e cila përmbledh brenda saj të gjithë mirësinë, porosi të cilën ia jepte djalit të xhaxhait, Abdullah bin Abasit: “O vogëlush! A do që të të mësoj disa fjalë, me të cilat Allahu do të të sjellë dobi? Ai tha: Patjetër! Kije ndërmend Allahun, sepse Ai do të të ruajë ty; kije ndërmend Allahun dhe Atë do ta gjesh para teje (do të mbrojë dhe do të ndihmojë). Njihe Allahun (duke e respektuar) kur je në bollëk, në mënyrë që Ai të të njohë (me ndihmën e Tij) kur je në vështirësi. Kur të kërkosh diçka kërkoje nga Zoti, e nëse kërkon ndihmë, atëherë kërkoje nga Zoti, sepse boja e lapsit është tharë për çdo gjë që ka për të ndodhur. Dije se, sikur i tërë populli të mblidhet për të dëmtuar në diçka, nuk do ia arrinin, përveç asaj që të ka përcaktuar Allahu. Dije se, durimi ndaj asaj që urren, ka mirësi të mëdha dhe se fitorja arrihet me durim, ndërsa suksesi arrihet me mundim dhe bashkë me vështirësinë vjen edhe lehtësimi.”Hadithi është i saktë.

Ibn Abasi, përfitoi shumë nga kjo porosi. Ai u bë dijetar i madh i fesë Islame, saqë i përngjante detit në dijet e tij (të pafundme). Ai u bë dijetari i kohës, interpretuesi i Kuranit dhe edukatori i këtij umeti.

Titulli: porosi të çmuara djalit
Autori: Ibn Xheuzi
Përshtati në shqip: Fatjon Isufi

Read Previous

3 këshilla nga të devotshmit

Read Next

Mesoi keto 5 rregulla te arta