Mesoja femijes tend dy fjale te bukura para dhe pas ushqimit

0
3002
Middle Eastern Culture Men sit together.

Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Duhet që fëmijëve t’u mësohen rregullat fetare me argumente, p.sh. nëse dëshiron t’i thuash birit tënd:
“Bëj bismil-lah në ushqim dhe thuaj elhamdulil-lah kur përfundon”, nëse i thua kështu e ke arritur qëllimin, mirëpo nëse i thua: “Bëj bismil-lah në ushqim dhe thuaj elhamdulil-lah kur përfundon, sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka urdhëruar që të bëhet bismil-lah në ushqim dhe ka thënë:
“Vërtetë Allahu kënaqet me robin që e han ushqimin dhe lëvdon Allahun (thotë elhamdulil-lah) për të, e pin pijen dhe e lëvdon për të”.

Nëse e bën këtë gjë, atëherë ti ke përfituar dy dobi:

E para: e ke mësuar fëmijën tënd që të pasojë argumentet.

E dyta: e ke edukuar me dashurinë për Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është imami (udhëheqësi) të cilit duhet t’i merren udhëzimet e tija.

Faktkeqësisht janë të shumtë ata që janë të hutuar rreth kësaj dhe shumica e prindërve vetëm e udhëzojnë fëmijën e tyre drejt rregullave fetare, pa i lidhur këto udhëzime me burimin i cili është Kurani dhe Suneti”.

El Kaulul Mufid
Suad Shabani