Meshira e Allahut ne Diten e GJykimit

0
963

Mëshira e gjerë e Allahut, Allahu ekber!

Ibn Mes’udi, radijAllahu anhu, ka thënë;

” Ky umet në ditën e gjykimit do të jetë në tre pjesë;

1. Pjesa e parë do të hyjë në Xhenet pa u llogaritur fare.

2. Pjesa e dytë do të llogariten(gjykohen) me një llogari të lehtë dhe pastaj do të hyjnë në Xhenet.

3. Pjesa e tretë do të jenë mëkatarë të mëdhenjë, Allahu, xhele ue ala, thotë;

Kush janë këta dhe çka është puna me ta(edhe pse Allahu e di gjendjen e tyre mës miri)?

Melaiket, iu drejtohen Allahut duke i thënë;

Këta janë mëkatarë të mëdhënj, porse asnjëri prej tyre nuk ka bërë shirk(nuk të ka shoqëruar në adhurim askë).

Allahu, u thotë melaikëve;

Futni në xhenet me rahmetin(mëshirën) Tim të gjerë.”

Ibni Xherir et Taberij
Dhe Ibn Kethiri në tefsirin e tij; 3/563