Mendo mire para se të ankohesh !

0
530

Mendo mire para se të ankohesh !

Kujto të paralizuarin;

Ëndërron sikur të kishte mundësi të ecte dhe të vraponte në përqafim drejt kraharorit të nënës së tij, mirëpo nuk ka mundësi të lëviz !

Kujto të shurdhërinë;

Shikon njerëzit gojë hapur duke qeshur, mirëpo nuk e kupton se për çfarë po qesin!

Kujto memecin;

E gjithë ajo që del nga goja e tij është (aa,ii,ee) mundohet përmes këtyre zërave të tregoj dhimbjen e vet që ka, por a ka kush e kupton!

Kujto të verbërinë;

Dikush ia përshkruan ambientin para tij duke i thënë; para ke kopshte me lule, dru të ndryshëm, nuk e ka problem formën e pemës apo lules po problem tek ai është çfarë dmth ngjyra e gjelbër.!!

Kujto të sëmurin mendorë;

Shef talljet e tjerëve ndaj tij, mendon se po gëzohen me prezencën e tij, shikon shikimet e çuditshme të fëmijëve, mirëpo fatkeqësisht i mungon diçka që quhet mendje me të cilën mendon.

E ke kuptuar sa me fat dhe mirësie je!

Elhamdulilah (falëndero) Allahun që të ka ruajtur nga sprovat që u goditen të tjerët, dhe të dalloj nga shumë njerëz të goditur e të sprovuar.

Mendo këtë, mos kërko shumë, kënaqu me atë që posedon, respekto prindin, ndero familjen, përmirëso raportet me të tjerët, ngrite nivelin e dijes dhe moralit, falëndero shumë dhe pa ndërpre Allahun, ajo që kalon nuk kthehet më, ndoshta do e kërkosh prindin pas vdekjes por është e kotë, ndoshta donë të jetë gjallë e të i dhurosh diçka por është e pa mundur, andaj jepe maksimumin derisa është me ty, është derë e fortë dhe shpresë e madhe që ta fitosh xhenetin.

Unejs Murati-Daku