Mëkatet që shlyhen me agjërimin e ditës së Arafatit

0
593

Është transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:
“Agjërimi i ditës së Arafatit shlyen mëkatet e dy viteve dhe agjërimi i ditës së Ashures shlyen mëkatet e një viti.” 1

Por vetëm për shkak se profeti ﷺ tha në mënyrë të pakufizuar se kjo shlyen mëkatet, kjo nuk do të thotë se ato shlyejnë mëkatet e mëdha pa u penduar për to.

Profeti ﷺ ka thënë:
“Pesë namazet, koha mes dy namazeve të xhumasë dhe koha mes dy Ramazaneve shlyejnë gjitha mëkatet që janë bërë përderisa shmangeni nga mëkatet e mëdha.” 2

Është e njohur gjerësisht se namazi është më i mirë se agjërimi dhe se agjërimi i Ramazanit është më madhështorë se agjërimi i ditës së Arafatit dhe se mëkatet nuk shlyhen nëse nuk shmangen mëkatet e mëdha, të cilën e kufizoi profeti ﷺ.
____________________________________
1 Muslimi (1162) dhe Ebu Daudi (749).
2 Muslimi (233), Tirmidhi (214), Ibn Maxheh (106) dhe Ahmedi (2/359).

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (1/468-469)
Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhammed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (v. 777)
Përktheu: V. Gashi
perlatmuslimane