Me çfarë blihet jeta e përhershme?

Me çfarë blihet jeta e përhershme?

Ai që hedh shikimin nga dynjaja vëren një kohë shumë të gjatë para se ajo të ekzistonte. Kur e mendon largimin, përsëri e vëren diçka të tillë dhe bindet se qëndrimi në varre është akoma më i gjatë. Kur e mendon ditën e gjykimit, vë re se ajo zgjat pesëdhjetë mijë vite dhe kur mendon xhenetin dhe zjarrin, kupton se ata nuk kanë fund.

Nëse i rikthehet edhe një herë preceptimit për kohëzgjatjen e qëndrimit në këtë botë, ta zëmë se ka për të jetuar gjashtë dhjetë vite! Nga këto, tridhjetë vite i kalon në gjumë dhe ndoshta pesëmbëdhjetë të tjera në moshë fëmijërie. Kur llogarit pjesën e mbetur, kupton se e shumta ka kaluar në epshe, ushqime, ngrënie dhe fitime. Nëse e ndajmë atë që i përket botës tjetër, aty ke për të gjetur syfaqësi dhe shkujdesje të theksuar.
Me çfarë blihet atëherë jeta e përhershme? Çmimi është i afishuar në orët dhe momentet që ne humbasim!

(Porosi të çmuara djalit, Ibn Xheuzi)
Fatjon Isufi

Read Previous

9 shkaqet të cilat e motivojnë njeriun për të qenë më i devotshëm

Read Next

3 vepra që e fusin gruan në Xhenet