Me çfarë blihet jeta e përhershme?

Me çfarë blihet jeta e përhershme?

Ai që hedh shikimin nga kjo bote vëren një kohë shumë të gjatë para se ajo të ekzistonte. Kur e mendon largimin, përsëri e vëren diçka të tillë dhe bindet se qëndrimi në varre është akoma më i gjatë.

Kur e mendon ditën e gjykimit, vë re se ajo zgjat pesëdhjetë mijë vite dhe kur mendon xhenetin dhe zjarrin, kupton se ata nuk kanë fund.

Nëse i rikthehet edhe një herë preceptimit për kohëzgjatjen e qëndrimit në këtë botë, ta zëmë se ka për të jetuar gjashtë dhjetë vite!

Nga këto, tridhjetë vite i kalon në gjumë dhe ndoshta pesëmbëdhjetë të tjera në moshë fëmijërie.

Kur llogarit pjesën e mbetur, kupton se e shumta ka kaluar në epshe, ushqime, ngrënie dhe fitime.

Nëse e ndajmë atë që i përket botës tjetër, aty ke për të gjetur syfaqësi dhe shkujdesje të theksuar.

Me çfarë blihet atëherë jeta e përhershme? Çmimi është i afishuar në orët dhe momentet që ne humbasim!

[Ibn Xheuzi]
Shuajb Rexha

Read Previous

Ramazani u largua por ti mos i ndalo veprat e mira

Read Next

Katër urtësi të çmuara për një jetë bujare dhe te jesh krenar