Me anë të këtij ajeti shuaje pikëllimin tënd

0
1863

“Zoti ynë mund të na japë diçka më të mirë”. Kalem: 32

Me anë të këtij ajeti shuaje pikëllimin tënd:

-për çdo rast/mundësi të humbur,

-për çdo punë që nuk e fitove,

-për çdo të ‘dashur’ që ta lëshoi dorën e të la të vetëm në mes të rrugës,

-për çdo shok që e mendoje me fytyrë të bukur, por kjo nuk ishte përveçse maska e grabitqari. Ngase jetojmë në një kohë ku qarkullojnë shumë fytyra dhe pak njerëzim.

E dije se:

(1) Atë që Allahu i Madhëruar merr prej teje, e merr me një urtësi.

(2) E atë që ta lë, e lë me mëshirën e Tij.
Prandaj:

-Nëse të bëhet e qartë urtësia, falënderoje Allahun.

-E nëse nuk e di, atëherë bëj durim!

Ji i bindur se:

Të gjitha caktimet e Allahut përmbajnë mirësi edhe pse në aparencë mund të të lëndojnë.

Unejs Sheme