Mbushe ditën tënde me përkujtim ndaj Allahut

0
131

Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kur njeriu zgjohet në mëngjes apo e arrin mbrëmjen duke pasur preokupim kryesor vetëm Allahun, Ai ia merr përsipër përmbushjen e të gjitha nevojave, ia largon gjërat që e brengosin, dhe ia zbraz zemrën nga çdo gjë tjetër, e ia mbush me dashuri ndaj Tij.

Gjuhën ia mbush me përmendje të Tij dhe gjymtyrët me kryerjen e bindjeve për Të.

E nëse zgjohet në mëngjes apo e arrin mbrëmjen duke pasur preokupim kryesor jetën e kësaj bote, Allahu ia ngarkon brengat, pikëllimet e shqetësimet e saj, dhe e lë të mbështetet tek vetja.

Ai ia mbush zemrën me dashuri ndaj krijesave në vend të dashurisë për Të, gjuhën ia angazhon me përmendje të krijesave në vend të përmendjes së Tij, ndërsa gjymtyrët me shërbim ndaj tyre në vend të bindjes ndaj Tij.

Andaj, kush ia kthen shpinën robërisë ndaj Allahut, bindjes dhe dashurisë ndaj Tij, do të sprovohet me robëri ndaj krijesës, me dashuri dhe shërbim për të.”

(El-Feuaid, 121)

P. Perçuku