Mbille pemen edhe nese behet Kiameti.

0
1468

Profeti ynë – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Nëse bëhet Kijameti dhe në dorën e ndonjërit prej jush gjendet një fidan, nëse mundet ta mbjellë përpara se të bëhet kijameti le ta mbjellë”

1. Sepse ti nuk e di a do të bëhet kijameti apo jo, duke qenë se ai është diçka e fshehtë.

2. A ke parë fe që nxit kaq shumë për ndërtimin e tokës dhe gjallërimin e rregullimin e saj si Islami?

3. Kujdesi i tejskajshëm i Profetit të mëshirës dhe interesimi dhe orientimi i tij edhe për besimtarin e fundit që do të ketë kjo tokë.

4. Islami nxit për punë, dhe e qorton parazitizmin dhe të ndenjurit kot, ashtu siç nxit edhe për altruizëm. Umeri – Zoti qoftë i kënaqur prej tij – i tha njërit prej sahabëve: Përse nuk e mbjell tokën tënde? – ai i tha: Sepse unë jam njeri plak, nesër do të vdes. – Umeri i tha: Të këshilloj fort që ta mbjellësh. – thotë djali i atij sahabiut: E pashë Umerin se si e mbillte tokën së bashku me babain tim.” Shiko: “Es sahihah” 8/2.

Shikoni kryetarin e shtetit islam sa i thjeshtë! I pari në punë dhe në dhënien e shembullit personal.

Emin Bilali