Nuk ka urë tjetër për t’i arritur dêshirat tua, pos përmes Allahut.
Nuk ka vend tjetër ku qëndrojnë kërkesat tua pos në hapësirën e Tij.
Nuk ka mundësi të ndodh diçka përveç se me vullnetin e atij, ngase Ai është i Vetëm, pa të Cilin nuk lëviz asgjë, e as ka fuqi
Nuk ka mundësi të lëviz ndonjë qelizë, të ekzistojë ndonjë atom, të avullohet ndonjë pikë dhe të bie ndonjë gjeth nga pema, përveç se me fuqinë, dijen dhe vullnetin e Tij.
E tërë bota nuk ka mundësi të të dëmtojë nëse Allahu nuk do, e as nuk ka mundësi ta largojê ndonjë të keqe që të ka goditur nëse Allahu nuk do që ta largojë atë prej teje.
Ali Ibn Xhabir el Fejfi
Suad Shabani