Martohu hap portat e lumturise ne jeten tende

0
2850

“Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje( mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit)”. Kur’an,Dharijat (51:49)

Kështu që, ju po martoheni?

Ju përgëzojmë! Zoti ju begatoftë juve dhe të zgjedhurin tuaj me jetë të gjatë dhe të lumtur!

Martesa është aq hap i rëndësishëm saqë i dërguari ynë Fisnik, paqa dhe meshira e Zotit qofte mbi te, e ka cilësuar si “gjysma e fesë”: “Ai që është martuar, ka plotësuar gjysmën e fesë (besimit) së tij, andaj le të ketë frikë Zotin, për pjesën tjetër të mbetur” (Bejhakiu).

Nevojitet vetëm të hapni sytë dhe veshët dhe të mendoni mbi martesat e njerëzve të cilët i njihni në rrethinën e familjes suaj, miqve dhe të njohurve, që të përfundoni se me të vërtetë është ashtu.

Nëse martesa juaj është e lumtur dhe e sukseshme, atëherë pa marrë parasysh shqetësimet që mund t’ju gjejnë, pa marrë parasysh vështirësitë në të cilat do të hasni në rrugën tuaj të jetës, pa marrë parasysh sëmundjet dhe rrethanat e padëshiruara, çdoherë do t’i prisni ata sikur të keni pas shpine një fortesë të sigurtë dhe në brendësinë e së cilës do të mund edhe për pak kohë të leni anash të gjitha streset dhe frikën dhe të jeni e dashur nga dikush.

Profeti Muhamed paqje dhe meshira e Zotit qofte mbi te, nuk ka thene se martesa është “gjysma e besimit”. Kur dy vetë me vetëdije të pastër tentojnë që martesën dhe familjen e tyre t’i udhëzojnë sipas dëshirës së Zotit, ata me të vërtetë kanë filluar rrugën për në Xhennet.

Martesa e lumtur thjeshtë nuk është formuar në Qiell. Ajo nuk bëhet rastësisht.
Kur hyni në një kopsht të bukur dhe kur të ju mahnisë bollëku dhe bukuria e luleve, rregullimi preciz i gardheve dhe sipërfaqes së barit, mungesa e insekteve në asnjë mënyrë nuk ju shkon ndërmend (as për momentin) se e tërë është bërë rastësisht.

Menjëherë kuptoni se këtë kopsht e ka rregulluar person ose persona që e duan kopshtarinë dhe të cilët kanë qenë të vendosur që pa marrë parasysh problemet që do të paraqiten, të bëjnë diçka jashtëzakonisht të bukur dhe ngazëlluese.

Duhet të jeni në gjendje që në kokën tuaj ta imagjinoni llojin e kopshtit-martesës të cilin do ta kishit dëshiruar kur veçmë do të ishit të gatshëm të punonit në këtë drejtim. Nëse gjërat rrjedhin paksa më ndryshe nga ajo që keni pritur, kjo nuk do të ishte e rëndësisë së madhe, ngase e keni planin kornizë i cili ju çon në drejtimin e drejtë, dhe çdo send i parashikuar do të vihet në shërbim të realizimit të qëllimit të caktuar.

Të vazhdojmë me pamjen e kopshtit. Duhet të jeni në gjendje të njihni farën që po e mbillni dhe të largoni farat e bimëve që nuk i doni, përpara se ato të fillojnë të bëjnë probleme.

Duhet të jeni të kujdesshëm që kopshtin tuaj mos ta sulmojnë insekte të cilat edhepse pohojnë se kanë të drejtë jetese, jetojnë në llogari tuajën dhe shkatërrojnë atë që ju keni mbjellur. Duhet të kujdeseni për motin dhe kur nuk do të ketë shi të mjaftueshëm duhet vetë të siguroni ujë për ujitjen e kopshtit që të pengoni tharjen e tij. Gjatë thatësirave të mëdha mundesh të shndërrohesh në rob të vërtetë, por ju e dini se pa atë mund kopshti juaj do të thahet dhe do të vdesë.

Juve ju mbetet që zgjedhni se a do ta mirëmbani në jetë.