Lutu për familjarët që Allahu t’i udhëzojë

0
1578

-Lutu për familjarët që Allahu t’i udhëzojë. Është e rëndësishme të mos i harrosh në lutje. Si rezultat i lutjes së Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem ka hyr në Islam Umeri radijAllahu anhu i cili është bërë kala e muslimanëve.

Po ashtu Ebu Hurejra i ka kërkuar Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem të lutet që Allahu ta udhëzojë nënën e tij dhe kur është kthyer në shtëpi e ka gjetur duke marrë gusël (për ta pranuar Islamin). Lutjen kurrë nuk duhet ta ndalim.

-Një gjë që ndikon shumë tek ta për të mirë, është që të jesh shembull i mirë në punimin me udhëzimet islame dhe të mos jetë fjala jote në kundërshtim me veprën tënde.

-Gjithashtu të jesh në shërbim të familjes, t’u ndihmosh çfarë kanë nevojë (qoftë me atë që di, apo me pasuri, apo ndihmë fizike etj.).

-Kur të flasësh të mos i gënjesh, kur premton të mbash premtimin. Ka thënë selefi: “Një vepër e mirë ndikon më shumë sesa njëmijë fjalë.” Kjo është ajo që po mungon shumë sot. Kemi fjalë shumë e vepra pak, apo më keq është kur veprat bien në kundërshtim me fjalët (si pasojë pastaj njerëzit nuk shohin seriozitet, sidomos te familjarët).

– T’i këshillosh, duke zgjedhur kohën, momentin dhe mënyrën e duhur. Por, të mos teprohet me këshilla.

Hoxhë Lulzim Perçuku –