Lutje nga Kurani që të pranohet veprat:

0
2406

Lutje nga Kurani që të pranohet veprat:

Allahu në Kuran thotë: “… Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!”. El Bekare 127

Nëse frikësoheni nga shtrembërimi zemrës tënde:

Allahu në Kuran thotë: “… Zoti ynë! Mos na i shmang zemrat tona, pasi që na i ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe epna nga mëshira Juaj; Ti, me të vërtetë je Ai që dhuron shumë!”. Alu Imran 8

Nëse donë pasardhës të devotshëm:

Allahu në Kuran thotë: “… Zoti im! Dhuromë mua nga ana Jote pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je dëgjues i lutjes!”. Alu Imran 38

Nëse do mirësi në shtëpinë tënde:

Allahu në Kuran thotë: “ Dhe thuaj: “Zoti im, më lësho në vend të bekuar dhe Ti je më i miri, që jep vend (të bekuar)”. El Mu’minun 29

Nëse donë që Allahu të dhurojë durim:

Allahu në Kuran thotë: “… O Zoti ynë, na jep durim të madhe dhe bëna të vdesim muslimanë!” El A’raf 126

Nëse je i shqetësuar:

Allahu në Kuran thotë: “… Më mjafton mua Allahu, s’ka zot tjetër përveç Tij(që meriton adhurim). Unë mbështetem tek Ai, dhe Ai është Zot i gjithësisë madhështore (Arshit të Madh)!”. Et Tevbe 129

Nëse nuk je i suksesshëm në jetën tënde:

Allahu në Kuran thotë: “…suksesi im varet vetëm nga Allahu. Te Ai jam mbështetur dhe atij i drejtohem”. Hud 88

Nëse je i pikëlluar:

Allahu në Kuran thotë: “ (Jakubi) th: Unë, pikëllimin dhe zemërimin tim ia paraqes vetëm Allahut, e nga Allahu e di atë që nuk e dini ju”. Jusuf 86