Transmetohet prej Enesit -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se pejgamberi -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- ka thënë:
“Kur një person del nga shtëpia e tij dhe thotë:
“Bismil-lah, teuekeltu àla Allah ue la haule ue la kuuete il-la bil-lah”.
(Me emrin e Allahut, iu mbeshteta Allahut dhe nuk ka ndryshim dhe forcë veçse prej Allahut).
I thuhet këtij personi: U udhëzove, u mjaftove dhe u ruajte, shejtani largohet prej tij dhe i thotë një shejtani tjetër: Çfarë mund t’i bësh një personi që është udhëzuar, i mjaftuar dhe i mbrojtur”.
Transmeton Ebu Daud, Tirmidhiu dhe e ka saktësuar imam Albani -Allahu i mëshiroftë-.
Prandaj ti o musliman/e që nuk e di këtë dua (lutje) mësoje vetë dhe mësoja atë të tjerëve që të përfitojnë edhe ata.