LUTJA PËR LARGIMIN E SHQETËSIMIT DHE SHLYERJEN E BORXHIT

(Lexuesi i librit) Shënon Ebu Daudi (1555) se ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha Ebu Umame-s: “A të të mësojë një fjalë që nëse e thua Allahu Lartësuar do ta largojë shqetësimin (pikëllimin) tënd…”

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Ebu Umameh el-Bahilij radijAllahu anhu. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem hyri në xhami, ndërsa ai (Ebu Umameh) po qëndronte ulur në xhami. Ai i tha: “Cfarë të ka shtyrë të qëndrosh këtu (në xhami në këtë kohë)?” Tha: Shqetësimet dhe borxhet më kanë vënë posht o i Dërguari i Allahut. Prandaj po qëndronte në xhami. Atëherë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tregoi për një lutje që ta thotë dhe kështu Allahu do i jap rrugëdalje (do ia largojë shqetësimet) dhe do i shlyej borxhet. Ebu Umameh tha se me të vërtetë ndodhi ajo me të cilën e njoftoi i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

(Lexuesi i librit) Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha Ebu Umame-s “A të të mësojë një fjalë që nëse e thua, Allahu Lartësuar do ta largojë shqetësimin (pikëllimin) tënd dhe do ta shlyej borxhin?” Kur të gdhihesh dhe ngrysesh thuaj: “Allahumme inni eudhu bike minel-hemmi uel-hazen, ue eudhu bike minel-axhzi uel-kesel, ue eudhu bike minel-xhubni uel-bukhli, ue eudhu bike min galebeti ed-dejn ue kahrir-rrixhal”. Tha: E thash këtë lutje dhe kështu Allahu i Lartësuar ma largoi shqetësimin dhe ma shlyeu borxhin.[1]

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Kjo nuk është e veçantë për Ebu Umame-n, përkundrazi është e përgjithshme për çdo kënd që përjeton të njëjtën situatë në të cilën ishte dhe Ebu Umameh radijAllahu anhu.

“Sherh Muhtesar Zad el-mead” (75)

i imam Muhamed bin Abdulvehab (Allahu e mëshiroftë!)

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Sh.p. Hadithin e ka konsideruar të dobët (daif) Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Sunenu Ebi Daud” ndërsa Shejh Shuajb Arnauti (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Zinxhiri i tij është i dobët (daif).” Sunenu Ebi Daud” vëll. 2

Read Previous

Vlera e atij qe therret ezanin

Read Next

3 këshilla nga të devotshmit