Lute Allahun te perterij besimin ne zemren tende

0
353

Nga Abdullah ibn Umeri (radijAllahu anhuma) përcillet të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Vërtetë, besimi hahet (vjetrohet) në zemrat tuaja, ashtu siç hahet rroba. Andaj, luteni Allahu e Lartësuar t’ua përtërijë besimin në zemrat tuaja!”
(Es-Sahihah, 1585)

El-Munavij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Rroba shtirret ose për shkak të kualitetit të dobët, ose për shkak të përdorimit të shumtë të saj. Kështu është edhe me besimin; ai nuk rri vetëm në një gjendje.

Ai dobësohet dhe liget për shkak të mosbindjeve e mëkateve të shumta, për shkak të largimit nga përmendja e Allahut të Madhërishëm, për shkak të veprave të mira të pakta dhe për shkak të mos përtëritjes së pendimit pas mëkateve dhe veprave të këqija.

Njeriu e thotë fjalën e besimit (la ilahe il-lAllah), pastaj e ndytë atë me veprat e tij të këqija. Mirëpo, nëse kthehet e pendohet, atëherë ai e ka përtërirë atë që i është vjetruar dhe e ka pastruar atë që i është ndyrë.”

(Fejdu El-Kadir, 2/323)

Përktheu:P. Perçuku