Kthimi tek Allahu
-Ta lusësh Allahu për këtë. Gabimi i parë që e veprojnë njerëzit është se ata mbështeten në vetët e tyre, forcat e tyre, mendojnë se vetë do të arrijnë të mposhtin nefsin e të lënë mëkatet.
Nuk ka ndryshim dhe forcë veçse me ndihmën e Allahut- këtë duhet ta dimë. Gjendja prej mëkateve në kthim tek Allahut nuk mund të ndryshohet përveçse me forcën e fuqinë e Tij.
Andaj, duhet shumë ta lusësh Allahun të të udhëzojë dhe të të largojë prej mëkateve në të cilat gjendesh, kjo me sinqeritet, dhe kur Allahu sheh sinqeritet tek ti, do të të japë sukses në këtë gjë.
Nuk ka mundësi që një zemër e cila e lut Allahun, Ai ta tradhtojë atë, apo të mos i përgjigjet e ta zhgënjejë.
Kush është i sinqertë, Allahu e ndihmon. Dhe të shtojë fjalën La hawle we la kuwwete il-la bil-lah – Nuk ka ndryshim përveçse me ndihmën e Tij, kjo me zemër dhe gjuhë.
Kush kërkon ndihmë nga Allahu që t’ia ndryshojë gjendjen për të mirë, duhet ta thotë këtë dhikër.
-Braktisja e shkaqeve që bëjnë të biesh në mëkate, si: shoqëria e keqe, teknologjia etj.
-Shoqërimi me besimtarë të mirë, të cilët ta kujtojnë Allahun, ahiretin, ta shtojnë frikën ndaj Tij.
-Të mësosh rreth Emrave dhe Cilësive të Allahut. Sa më shumë që të shtohet dija për Allahun, aq më shumë do të të shtohet frika ndaj Tij. Kur njeriu e di se Allahu e sheh, se e dëgjon, se Ai është me të me dijen e Tij, kjo do të mbjellë frikë dhe turp në zemrën e tij.
L. Perçuku