Libri i Teuhidit

0
217

Libri i Teuhidit

Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ﴾

‘Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit për gjë tjetër përveçse që të më adhurojnë vetëm Mua.’

Surja edh Dherijatë, 56

______________________________________________________________________________

Tema e këtij libër është sqarimi i Teuhidit të cilin Allahu e bëri detyrë për robërit e Tij dhe i krijoi për zbatimin e tij. Gjithashtu ky libër flet për mohimin e gjërave të cilat e hedhin poshtë plotësisht Teuhidin si Shirku i madh ose gjërat të cilat e mangësojnë plotësinë e përsosmërinë e cila është detyrë ose e preferueshme, si Shirku i vogël dhe bidatet.

Kuptimi i fjalës ‘Libri’: rrjedh nga fjala ketebe e cila ka kuptimin mblodhi. Shkrimi me laps është mbledhje e shkronjave dhe fjalëve.

Kuptimi i fjalës ‘Teuhid’: rrjedh nga fjala njësoi, d.m.th.: e bëri atë gjë një. Këtu është për qëllim: Njësimi i Allahut në adhurim (adhurimi i vetëm Allahut dhe mohimi i meritës së adhurimit nga çdokush tjetër përveç Allahut).

krijuar’: Krijimi është shpikja dhe sjellja në ekzistencë e diçkaje pa zanafillë të mëparshme.

që të më adhurojnë’: adhurimi gjuhësisht është: nënshtrim dhe përulje. Ndërsa fetarisht është: emër gjithëpërfshirës i çdo gjëje prej fjalëve dhe veprave të dukshme dhe te fshehta të cilat Allahu i do dhe është i kënaqur prej tyre.

Kuptimi i përgjithshëm i ajetit: Me të vërtetë që Allahu i Lartësuar na ka njoftuar dhe na ka vënë në dijeni se Ai nuk i ka krijuar xhinët dhe njerëzit për gjë tjetër përveçse për ta adhuruar Atë. Kështu na është bërë e qartë urtësia e krijimit. Allahu nuk do prej xhinëve dhe njerëzve atë që duan zotërinjtë prej skllevërve të tyre: ti ndihmojnë në fitimin e rrizkut dhe ti ushqejnë, por Allahu do për ta atë që është në dobinë dhe në interesin e tyre.

Arsyeja e vendosjes së këtij ajet në këtë kapitull: Ky ajet dëshmon për obligueshmërinë e Teuhidit i cili është njësimi i Allahut në adhurim, sepse nuk i krijoi xhinët dhe njerëzit për diçka tjetër përveçse për këtë arsye.

Dobitë e përfituara nga ajeti:

1- Detyrueshmëria dhe obligueshmëria e njësimit të Allahut në adhurim nga ana e dy botëve (bota e xhinëve dhe njerëzve).

2- Sqarimi i urtësisë së krijimit të xhinëve dhe njerëzve.

3- Krijuesi është ai i cili meriton adhurimin e askush tjetër përveç Tij, të cilët nuk krijojnë asgjë. Ky aspekt është argument i qartë kundër adhuruesve të idhujve dhe jo vetëm.

4- Sqarimi se Allahu i pa të meta e i lartësuar nuk ka nevojë aspak për krijesat e Tij ndërsa krijesat e Tij kanë nevojë për Të sepse Ai është Krijuesi e ata krijesat.

5- Vërtetimi se veprimet e Allahut janë me urtësi në to.

Anis Agovi