Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kohëve të fundit janë shpeshtuar iluzionet dhe imagjinatat e njerëzve se kinse çdo gjë që i godet është nga mësyshi, apo magjia apo xhinët.
Madje edhe kur ndonjëri prej tyre goditet nga rrufja (flama), thotë: “Kjo është mësysh, apo magji.” Këto mendime janë të gabuara.
O musliman! Lëri të gjitha këto dhe mbështetu tek Allahu. Mos u bëj vesves me to, në mënyrë që këto gjëra të hiqen prej teje; sepse, kur njeriu vazhdimisht i mbanë mendtë tek diçka, angazhohet me të dhe s’mund t’i largojë mendimet prej saj. E, nëse nuk i kushton vëmendje dhe e lë atë, nuk preket nga shqetësimet.”
(Nurun ala Ed-Derb, 366)
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku